Mjeku Sedat Hoti humbi luftën me COVID-19
Sot, në orët e para të ditës ka ndërruar jetë Sedat Hoti, mjek specialist i fizioterapisë dhe shef i Shërbimit të Fizioterapisë në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.
“Nga fillimi i Pandemisë dr. Sedat Hoti ishte në krye të detyrës, në ofrimin e shërbimeve për pacientë, në respektim të vendimeve të Qeverisë, MSH-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSH-së.
Nga viti 2016 dr. Sedat Hoti ishte shef i Shërbimit të Fizioterapisë, duke kryer me përkushtim, përgjegjësi dhe profezionalizim detyrën e mjekut specialist të fizioterapisë dhe shefit të Shërbimirt të Fizioterapisë.
Ndarja e hershme nga jeta e dr. Sedat Hotit është një humvbje e madhe për sistemin e shëndëtësisë në përgjithësi, për Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe pacientët e shërbimit të Fizioterapisë në veçanti, sepse ai ishte model shembullor i një mjeku të përkushtuar për ofrimin e shërbimit me profezionalizëm të lartë për pacientë dhe udhëheqësi institucional në sistemin shëndetësor.
Udhëheqësia e spitalit, stafi i shërbimit të Fizioterapisë, kolegët dhe gjithë punonjësit e spitalit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërm, miq dhe kolegë të Dr. Sedatit”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook dr. Afrim Avdaj.

