Mjeku shqiptar konfirmon: Kjo vitaminë funksionon kundër COVID-19
Vitamina D ka efekt mbi COVID-19! Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar në facebook të dhënat e studimit të Universitetit të Barcelonës, ku thuhet se vitamina D ka pasur efekte pozitive te pacientët e shtruar në spital me Covid-19.
“Stili i jetës është shumë i rëndësishëm pasi edhe vitamima D edhe obeziteti janë faktorë të modifikueshëm që i kemi në dorë”- shkruan Alimehmeti në Facebook.
Postimi i plotë:
“Të përdorësh vitaminat kërkon të kesh forcë karakteri, pasi na kanë mësuar të jemi konsumues medikamentesh. Na kanë mësuar se çdo gjë e lirë dhe e sigurt nuk mund të jetë efektive.”
Në studimin klinik të kryer nga Universiteti i Barcelonës (Spanjë), mjekët testuan trajtimin me vitaminë D (kalcifediol) te pacientët e shtruar në spital me COVID-19.
Në total u studiuan: 930 pacientë të shtruar në spital me COVID-19; 551 pacientë rastësorë u trajtuan edhe me vitaminë D; 379 pacientë rastësorë nuk morrën vitaminë D.
Dozat e vitaminës D (kalcifediol) ishin: 532 mcg ditën e shtrimit, 266 mcg ditën e tretë, 266 mcg ditën e shtatë, 266 mcg ditën e pesëmbëdhjetë, 266 mcg ditën e tridhjetë.
Rezultatet ishin mbresëlënës për grupin e trajtuar: 82% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.18, 95% CI 0.11-0.29), 64% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.36, 95CI 0.19-0.67).
Gjetje dytësore: Personat me vitaminë D në nivele normale në momentin e shtrimit kishin:
55% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.45, 95%CI 0.24-0.84)
63% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.37, 95CI 0.17-0.82)
Personat obezë (>30 kg/m2) kishin:
2.55 fish më shumë risk për shtrim në terapi intensive (95%CI 1.29-5.04)
3.69 fish më shumë risk për vdekshmëri (95%CI 1.49-9.12)
TRAJTIMI ME VITAMINË D FUNKSIONON!
STILI I JETËS ËSHTË SHUMË I RËNDËSISHËM, PASI EDHE VITAMINA D EDHE OBEZITETI JANË FAKTORË TË MODIFIKUESHËM QË I KEMI NË DORË!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik, Fakulteti i Mjekësisë, UMT