Mjeku s`i beson spitalit, e merr të sëmurin në shtëpi

Nëse një qytetar e humb besimin në shëndetësi, kjo edhe mund të arsyetohet, por kur besimin në shëndetësi e humb vetë mjeku, kjo do analizë të thellë të sistemit, sepse diçka nuk është duke funksionuar.

Rasti i mjekut nga Kashari, i cili u paraqit sot pranë Infektivës për të nxjerrë të afërmin e tij të shtruar dje në spital, duke u shprehur i zhgënjyer me shërbimin, përbën një shqetësim serioz.

Ai thotë se pacienti është sjellë dje në orën 11:00, ndërsa sot po bën procedurat për ta nxjerrë nga spitali me oksigjen.

Në një prononcim për mediat ai deklaron: “Unë i them është mirë as nuk është mirë? Domethënë normale, njerëzore vetëm kaq. Ajo më thotë jo mos më bjer në telefon, po si të mos i bie telefonit për njeriun tim?!

Dje e kemi sjellë në orën 11:00. Vij nga Kashari. Do ti shërbej më mire, unë jam mjek vet. Jam i zhgënjyer. Po bëhet procedura por po ma zvarrisin ndërkohë që unë s’dua të humbasë minutat se i sëmurë kohën do të fitojë, se po bëri dëmtime sëmundja pastaj është shumë e vështirë, do ta lëvizë me oksigjen. E tillë është sëmundja”.