Mjeku tregon për gjendjen e Oltion Bilallit: Stabile, por e rëndë…
Oltion Bilalli, futbollisti i Gjilanit, pësoi një lëndim të rëndë në minutat e fundit të ndeshjes kundër Malishevës, pas një përplasjeje me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli. Fillimisht, ai u trajtua në Spitalin e Gjilanit dhe më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për kujdes të avancuar.
Drejtori i klubit Gjilani, Syart Rrahmani, konfirmoi më herët se Bilalli kishte pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë dhe ndodhej jashtë rrezikut për jetën, por me nevojë për trajtim të mëtejshëm.
Në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, si dhe një grup lojtarësh të Gjilanit kanë vizituar Bilallin në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

Përveç Gjilanit, të gjitha klubet e Superligës dhe Ligës së Parë kanë dërguar mesazhe urimi për shërim të shpejtë për yllin e Gjilanit, duke dëshmuar edhe njëherë unitetin dhe shpirtin e bashkësisë që mbizotëron në futbollin kosovar.

