Cili është talenti që ia kujton veten Ismet Ramushit?

Ikona e futbollit kosovar, Ismet Ramushi, pas përfundimit të karrierës si futbollist profesionist, e ka themeluar shkollën e futbollit “Arbëria” në Gjilan.

E ka nisur me pak fëmijë në vitin 2013, mirëpo sot ndjekin mësimet profesionale, teori e praktikë, afër 150 fëmijë.

Por, cili është talenti që premton në të ardhmen dhe që ia kujton veten Ismet Ramushit?

“Ka shumë individ të mirë në shkollën “Arbëria”. Janë fëmijë që premtojnë shumë në të ardhmen. Por, do ta veçoja Erion Ramushin. Kur e shoh atë se çfarë bënë në fushë, e kujtoj veten. Sot ai është pjesë e Kombëtares U15 dhe jam shumë krenar me të”, thotë për MediaFokus, ikona e futbollit gjilanas, Ismet Ramushi.

Ish sulmuesi i njohur kosovar shpreson që në të ardhmen nxënësit e tij t’ia kalojnë mësuesit.

“Uroj dhe shpresoj të bëhen më të mirë se unë”, thotë me modesti Ismet Ramushi.

Gjatë karrierës si profesionist, Ismet Ramushi, ka mbrojtur ngjyrat e kombëtares së Kosovës dhe të shumë klubeve të njohura kosovare, Drita, Gjilani, Trepça 89 e Vllaznimi, derisa për një sezon ka luajtur edhe për FC Jedinsfo të Malit të Zi./MediaFokus/

Ja fotot e Ismet Ramushit kur mbronte ngjyrat e Dritës, Gjilanit dhe Vllanzimit: