“Mjeshtri i Madh” i violinës, Hetem Qerimaj, ndahet nga jeta

Hetem Qerimaj, “Mjeshtri i Madh” i violinës, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, raporton abcnews.al

“Te nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jete te babit tim te dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranofte ne parajse”, ka njoftuar djali i tij, Fatos Qerimaj.

Violina e ka shoqëruar “Mjeshtrin e Madh” përgjatë gjithë jetës. Ai ka qenë aktiv deri vonë dhe në 85-vjetorin e tij mbajti një koncert të titulluar “Harku i Triumfit të Qerimajve” në Amfiteatrin e Liqenit, së bashku me breza të tjerë artistësh nga e njëjta familje.

Në një intervistë për Abc News tre vite më parë, ai tregonte se për të skena është jetë./Mediafokus.info