‘M`ka tha malli pa ty nanë’ – dedikim prekës i aktores Arjola Demiri

Aktorja Arjola Demiri i ka rrënqethur të gjithë me dedikimin për nënën e saj të ndjerë, e cila prej dy vitesh nuk jeton më.

Ajo ka vizituar varrin e të ëmës dhe ka postuar një video tejet prekëse.

“2 vjet pa ty nanë, malli nanë, m’ka tha malli”, ka shkruar Arjola.

Aktorja dhe këngëtarja e ka shoqëruar videon me këngën e Elvana Gjatës dhe fjalët: “S’mund të më thoje fjalën lamtumirë se ti ike shpejt për një tjetër jetë”.