Mollët jeshile janë ‘mjeku në shtëpi’
Përveç shijes së mirë, mollët jeshile kanë edhe disa vlera shëndetësore, sepse përmbajnë sasi të larta të fibrave dhe ndihmojnë që të keni një aparat tretës të pastër dhe të shëndetshëm.
Por jo vetëm kaq. Ne ju sjellim disa nga dobitë shëndetësore të mollëve jeshile.
- Zvogëlojnë mundësinë e prekjes nga kanceri në zorrën e trashë.
- Zvogëlojnë kolesterolin
- Ndihmojnë tretjen.
- Mbajnë nën kontroll urinë
Mollët jeshile po ashtu kanë edhe dobi edhe për bukurinë, pastrojnë lëkurën, pasi mbajnë dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm. Përmbajnë vitamina A,B, C si dhe vitaminë E që mban lëkurën të freskët dhe me shkëlqim.

