Molliqaj: 7 vite pa drejtësi për Astritin, por ky përvjetor ka diçka të re, marrëveshja ka tjetër emër

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kujtuar ish-aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në rastin e shtatë vjetorit të vdekjes.

Molliqaj tha se janë bërë shtatë vite pa u vënë drejtësia për vdekjen e Deharit, derisa shtoi se në këtë përvjetor është pranuar marrëveshja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Sot u mbushën 7 vite pa shokun tonë Astrit. U bën 7 vite pa drejtësi mbi rastin e tij. Por, ky përvjetor ka edhe diçka të re: ka filluar edhe zyrtarisht braktisja e idesë që e themelon shoqërinë politike”

Tutje, Molliqaj tha se ‘rasti tragjik i Astritit është ilustrimi më flagrant për nivelet e përbindshme ku mbërrin instrumentalizimi politik e pushtetor‘.