Molliqaj ia kthen Kurtit: Le inatin kryeministër, plotëso kërkesën e punëtorëve
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se aksioni i PSD-së, ndaj ministrit Hekuran Murati është bërë për inat dhe asgjë tjetër.
Molliqaj ka shkruar se Kurti nuk e ka hallin te inati, por se PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik.
“Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njejta arsye pse i ka hypur në qafë sindikalistëve’’, tha Molliqaj
Kryetari i PSD-së, tha se Kurti aty ku nuk mundet ti nënshtrojë përpjekjet mundohet t’i depolitizojë.
Ai i bëri thirrje Kurtit, që t’i lë anash inatet e t’i plotësojë kërkesat e punëtoreve.