Momente frike në Shtëpinë e Bardhë, gazetarja vrapon për t’u strehuar kur dëgjon të shtënat

Është bërë publik momenti kur gazetarja amerikane Selina Wang po filmonte jashtë Shtëpisë së Bardhë, në momentin kur u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Wang tha: “Na u desh të vraponim drejt sallës së konferencave për shtyp ku po mbahemi tani”.

Në video ajo shihet duke nxituar për t’u fshehur, menjëherë pasi dëgjoi të shtënat.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas incidentit me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, ku një person i armatosur u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan.

Në një deklaratë publike, Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe autoritetet ligjzbatuese për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj sulmit.

“Faleminderit Shërbimit tonë të shkëlqyer Sekret dhe Zbatimit të Ligjit për veprimin e shpejtë dhe profesional të ndërmarrë këtë mbrëmje kundër një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte një histori të dhunshme dhe ndoshta një obsesion me strukturën më të çmuar të vendit tonë”, shkroi Trump në Truth Social. /Telegrafi/