Momenti i aksidentit tragjik ku humbën jetën dy turistët polakë

Ora News, ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik në Kryebushat, ku humbën jetën dy turistët polakë, paraditen e 6 majit.

Waldemar Makowski 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeçe, humbën jetën tragjikisht në një aksident me motor.

Siç shihet në video motori është përplasur me një automjet tip ‘Golf 5’ që drejtohej nga 27 vjeçari me inicialet Gj. D nga Puka. Përplasja ka qenë fatale, ku për pasojë humbën jetën dy turistët.

Në video shihet se motori ka qenë ballë për ballë makinës me të cilën është përplasur.

Pamjet tregojnë se motori ka fluturuar në ‘ajër’ dhe është bërë copë copë.

Tragjikisht dy turistët nga Polonia, Waldemar Makowski 45 vjeç dhe Marta Makoëska 42 vjeçe, gjeten vdekjen në një aksident rrugor në kufirin që ndan Shkodrën me Lezhën paraditen e 6 majit 2022. Dy turistët polakë që kishin ardhur për të vizituar Shqipërinë.

Ata ishin nisur nga Lezha në drejtim të Shkodrës, për ta vijuar udhëtimin e tyre në zbulimin e Shqipërisë turistike, por rezultoi të ishte udhëtimi i fundit.