Momenti kur Haxhi Krasniqi hyri me doreza të boksit në dasmë
Boksieri Haxhi Krasniqi dhe Marigona Krasniqi mbrëmë kanë bërë një dasmë, disa muaj pas kurorëzimit.
Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar edhe pamjet nga dasma e tyre.
Nga videot e publikuara, Haxhi Krasniqi shihet se në dasmë është futur me doreza të boksit.
Kujtojmë se boksieri Haxhi Krasniqi dhe modelja Marigona së shpejti do të bëhen edhe prindër.

