Vrau 3 fëmijët e saj, nëna e pranon krimin

Një nënë nga Kalifornia ka pranuar se ka vrarë 3 fëmijët e saj dhe dyshohet se në ndihmë i ka ardhur djali i saj 16-vjeçar.

Angela Down Flores, 38 vjeç, i tha autoriteteve se vrau vajzën e saj Natalie, 12 vjeç, dhe djemtë e saj binjakë Nathan dhe Kevin 8 vjeç.

Një natë para vrasjes ajo ishte dëgjuar duke bërtitur: Familja ime po më abuzon.

Më pas ajo shkoi në oborrin e fqinjit të saj, hapi një bibël dhe ndezi një qiri.

Fëmijët u gjetën pa jetë në banesë, pas një telefonate që sinjalizoi policinë.

Mbetet e paqartë se cili është shkaku që e shtyu nënën të kryente krimin e rëndë.

Fëmijët u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes./abcnews.al/