Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
Finalja e spektaklit Big Brother VIP Kosova 3 ishte një mbrëmje emocionuese, plot surpriza dhe momente të paharrueshme.
Por një detaj që nuk kaloi pa u vënë re ishte thirrja e fuqishme e emrit të Gjestit nga publiku i pranishëm në sallë.
Ndërsa dhjetëra finalistë dhe momente të tjera ishin në qendër të vëmendjes, një pjesë e madhe e publikut, i përbërë nga qindra veta, shfaqi hapur mbështetjen e tyre për Gjestin.
Kjo ndodhi pavarësisht faktit që ai u eliminua disa javë para finales, një moment që shkaktoi shumë reagime dhe diskutime në opinionin publik.
Eleminimi i Gjestit është konsideruar si një nga vendimet më të debatuara të këtij edicioni. Shumë ndjekës të programit ishin të bindur se ai e meritonte finalen, duke u bërë kështu një prej personazheve më të pëlqyer dhe të diskutuar të këtij sezoni.
Megjithatë, për Gjestin, fati pati surpriza të tjera. Vetëm disa ditë pas largimit nga Big Brother VIP Kosova, ai u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, një mundësi që ai e ktheu në një sukses të ri. Në këtë format, Gjesti vazhdon të tërheqë vëmendjen me qëndrimin e tij dhe ka fituar zemrat e publikut shqiptar edhe më gjerë.