Momenti kur tornadoja shkatërron shkollën në Misisipi (VIDEO)

Një tornado goditi Misisipin të premten mbrëma duke sjellë 26 viktima, dhjetëra të plagosur dhe shkatërrim.

Kamerat brenda ambienteve të një gjimnazi tregojnë se si çatia u shemb brenda, ndërsa nëpër korridore “fluturonin” mbeturina.

Në një deklaratë të shtunën në mëngjes, menaxherët e shkollës së mesme thanë: “Shpresojmë që të gjithë të jeni të sigurt nga kjo fatkeqësi e tmerrshme.

“Studentë dhe prindër, ju lutemi mos vini në shkollën e mesme Amory këtë fundjavë për shkak të mundësisë së rrjedhjeve të shumta të gazit. Kemi njerëz për të zgjidhur problemin.”

Guvernatori i Misisipit Tate Reeves shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha qarqet e prekura të shtunën dhe u kërkoi njerëzve të luten për viktimat dhe të dashurit e tyre. Është tornadoja më vdekjeprurëse që ka goditur shtetin në më shumë se një dekadë, percjell ea.