“Mora fjalë” në Air Albania, e këndon vetë Shkurte Fejza

E ftuar speciale për këtë ndeshje, këngëtarja Shkurte Fejza do t’u bashkohet 22 mijë tifozëve që do të jenë të pranishëm në arenë për të parë duelin kualifikues për Euro 2024, me këngën e saj të njohur që është kthyer tashme në himnin e kuqezinjve.

Këtë e ka konfirmuar Hajrush Behluli, bashkëshorti i Shkurte Fejzës.

Ai ka thënë se tashmë Shkurte Fejza është në Tiranë, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë pritet të fillojë në orën 20:45.