Morinë, kolona të gjata të kosovarëve po kthehen nga Shqipëria
Kolona të gjata të kosovarëve po kthehen nga Shqipëria. Vendimit të qeverisë për karantim, qytetarët e Kosovës iu përgjigjen me një largim masiv drejt Shqipërisë, për të kaluar atje fundjavën.
Sonte, në Morinë shihet numër i madh i veturave që po hyjnë në Kosovë, meqë nesër këtu është ditë pune.
Një izolim selektiv dhe kaq i shkurtër në kuptimin kohor, nuk pritet të japë ndonjë efekt, përkundrazi lëvizjet e tilla rrisin mjundësinë për infektim.
Masat e vendosura nga qeveria vlejnë deri nesër (e hënë) në orën 5:00 të mëngjesit./Mediafokus.info

