Mos anashkaloni vaktet!
Anila Kalleshi – dietologe klinike
Trupi ka nevojë që të treja vaktet të respektohen. Nëse ju do të anashkaloni disa prej tyre, organizmi juaj do të dërgojë sheqer ne gjak, gjë e cila është mjaft e dëmshme.
– Mos i shmangni proteinat në asnjë vakt
Konsumoni ushqime me përmbajtje proteinash në secilin prej vakteve. Kjo do t’ju bëjë të mbani trurin tuaj në lëvizje dhe të mos keni shumë uri gjatë ditës.
– Anashkaloni ushqimet e bardha
Makaronat e bardha, orizi i bardhë dhe buka e bardhë janë shumë pak ushqyese. Ato janë mënyra artificiale të ushqimit dhe shumë shpejt do ju marrë uria sërish.
– Bëni “marrëveshje” me stresin
A e dini se stresi është njësoj sikur konsumoni sheqer? Ju duhet ta shmangni atë totalisht.
Stresi ngadalëson metabolizmin tuaj. Gjithashtu, ushqimet që konsumoni duhet t’i përtypni ngadalë.
– Moderoni stimulantët
Shmangni konsumimin e kafesë disa herë në ditë. Pavarësisht se mund t’ju stimulojë të ndiheni më pak të përgjumur, kafja e tepërt shton sheqerin në gjak. Zëvendësoheni atë me ujë apo cajra bimorë.
– Gjumi
Kur jemi të lodhur e biem në shtrat vonë për të fjetur, jemi të prirur të konsumojmë më shumë ushqim.
Vendosini rregulla trupit tuaj dhe do shihni që nuk do bëni dot pa to.
– Hani 5 ose 6 herë në ditë.
Mos shmangi 3 vaktet e ushqimit. Përpiquni që të merri bollshëm ushqim gjatë vakteve dhe ndërmjet tyre mundohuni të kosnumoni ushqime si arra, karrota, selino, fruta të fresketa apo kos pa yndyrë.
– Ndaloni së kontrolluari kaloritë
Mos e bëni më! Kontrolli i kalorive kushtëzon atë çka organizmi juaj kërkon, nëpërmjet trurit.
Përtypuni ngadalë, konsumoni çdo gjë që dëshironi pa e tepruar dhe ndaloni së ngrëni, kur nuk keni më uri.
– Mos ju trembni shëndetit të “mirë”
Ka shëndet të “mirë” dhe të “keq”. Nëse ju respektoni rregullat ashtu siç duhet, mos u trembni nëse vazhdoni të jeni të shëndetshëm. Shpesh herë kjo ka të bëjë me organizmin e njeriut.
– Ushtrime fizike
Ushtrimet fizike janë gjithmonë të domosdoshme. Kështu do të vini re se do të jeni në humor më të mirë gjatë ditës, do të keni më shumë energji e do të ndiheni të shëndetshëm.
