“Mos bëni filma” – Bahtiri reagon me dorë në xhep pas votës për Listën Serbe
Deputeti i Lëvizje Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka reaguar pas kritikave për votën për Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës,
Bahtiri tha se vota e tij ka qenë ‘’pro’’ nënkryetarëve për shkak të vendimit të Kushtetueses
“Për ata që po shesin moral politik: Mos bëni filma! Më 4 shkurt, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nxori një vendim imponues (e përkthyer bukfalist: Pa përfaqësuesin e Listës Serbe nuk do të ketë konstituim të Kuvendit). Edhe atë ditë reagova publikisht kundër këtij vendimi, sepse akoma e konsideroj të padrejtë dhe cenim të vullnetit qytetar. Pra, unë e kam kundërshtuar vendimin e Gjykatës, sepse më është dukur e padrejtë, por unë si deputet, nuk e shkel asnjëherë me dijeninë time vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që është organi më i lartë i shtetit“, ka shkruar ai ndër të tjerash.

