‘Ndero flamurin e atdheut t`and. Kush nuk nderon shënjin e komsis shnderon vëndin e vet’
Letërnjoftime të Mbretnisë Shqiptare ruhen ende në Kosovë. Një i tillë është ky që po shihni, i lëshuar në zyrën e gjendjes civile në Bresalc, në emër të një qytetari nga Vërbica e Zhegocit, shkruan gazeta online Mediafokus.info
Pronari i këtij dokumenti nuk jeton prej shumë kohësh, por letërnjoftimi është rujatur nga pasardhësit e tij.
Dokumenti është tre fletësh dhe në ballinë mban mbiskrimin: Mbretnia Shqiptare, ndërsa sipër ka logon e shtetit.
Dokumenti përmban 7 pika, ku përshkruhen obligimet dhe të drejtat e shtetasit shqiptar, pronar i letërnjoftimit.
“Ndero Mbretin t`and se Ai asht simboli i liris s`ate” – shkruan në pikën e parë.
“Ndero flamurin e atdheut t`and. Kush nuk nderon shënjin e komsis shnderon vëndin e vet”, është teksti i pikës 5.
Paragrafet tjera mund t`i shihni dhe lexoni vetë në dokumentin origjinal – letërnjoftim i Mbretnisë Shqiptare, i lëshuar në Kosovë. /Mediafokus.info