Mos ia bo vetes rrafsh! Bëhu ndryshimi! – Abdixhiku ironizon me Qeverinë për rritjen e çmimeve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video të aktorit Lulzim Bucolli i cili ironizon me rritjen e çmimeve të shportës.
Abdixhiku me anë të ‘Facebook’-ut bashkëngjitur videos ka përshkruar “Mos ja bo vetës rrafsh! Bëhu Ndryshimi!”.
Aktori Bucolli ironizon me rritjen e çmimeve, duke thënë se duhet menduar pozitivisht për rritjen e çmimeve.
Ndër të tjera, me ironi thotë se shfrytëzimi i produkteve të shportës bëhet tash me më efiçiencë.


 
 
 
						 
						