Mos u nisni njëherë për pushime në Shqipëri, atje priten shtrëngata dhe përmbytje

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave kanë ngritur alarmin se gjatë ditës së sotme priten reshje të dendura shiu dhe shtrëngata.

Sipas informacionit të shpërndarë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Facebook, zonat më të rrezikuara janë qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.

Në këto qarqe mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Ndërsa në zonat urbane, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ministri i Mbrojtjes u bën thirrje bashkive të marrin sa më parë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.