Pireva takohet me Gratë e LDK-së në Degën e Tretë

Avdi Pireva, kandidat i listës së LDK-së për deputet, ka takuar sot Forumin e Gruas së subjektit ku ai garon në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky është postimi i tij:

Forumi i Gruas i LDK-së është njëra nga shtyllat e forta të shtetit të Kosovës!

Ishim të nderuar që në Degën e Tretë të LDK-së të shohim aq shumë gra e vajza, strukturë e qëndrueshme e me prezencën edhe të Kryetarës së Forumit të Gruas të LDK-së znj. Lirije Kajtazi e me udhëheqjen e kryetares se Gruas se Degës, Mimoza Gjaka Bllacaku shpalosëm edhe pjesë nga programi, bashkëbiseduam e morëm mbështetje të pa rezervë.

Gruaja me fuqinë dhe qëndresën e saj, dëshiron dhe mundet gjithmonë!

Do ja dalim së bashku edhe me 14 shkurt.