143 mijë votues më pak më 14 shkurt se në zgjedhjet e vitit 2019
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, janë 143 mijë votues më pak se në zgjedhjet e tetorit 2019, raporton Mediafokus.info.
Kjo ka ndodhur pasi që është bërë pastrimi i listave nga personat e vdekur dhe nga ata me dokumente të UNMIK-ut.
Këtë e ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Gjatë mbledhjes u bë e ditur se në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë.
Në listë janë mbi 102 mijë votues nga diaspora, që janë verifikuar gjatë ditëve të kaluara.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se pavarësisht që nuk kanë arritur të telefonojnë të gjithë votuesit në diasporë, ata prapë do të kenë të drejtë të votojnë./Mediafokus.info/