Liga Arabe i hatrohet fort Kosovës për ambasadën në Jerusalem

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, ka dënuar fuqishëm njohjen e Jerusalemit nga Kosova si kryeqytet të Izraelit dhe vendimin e saj për të hapur ambasadën atje.

Aboul Gheit ka thënë se vendimi është jolegjitim dhe se përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar që e konsideron Jerusalemin territor të okupuar. Ai vuri në dukje se e drejta ndërkombëtare ndalon transferimin e ambasadave në Jerusalem mbi këtë bazë, njofton Klan Kosova.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm ka thënë se deri më tani vetëm dy vend kanë shkelur këtë konsensus, SHBA dhe Guatemala.

Në të njëjtën kohë, Aboul Gheit theksoi se rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë të qarta në këtë drejtim, veçanërisht Rezoluta 478 e vitit 1980. Kjo dënon aneksimin nga

Izraeli të Jerusalemit Lindor dhe ndalon shtetet të vendosin misione diplomatike.

Ai tha se hapja e ambasadës së ndonjë vendi në Jerusalem nuk e ndryshon faktin që qyteti është nën okupim dhe se fati i tij mund të vendoset vetëm me negociata.

Jerusalemi është një nga çështjet më të rëndësishme në negociatat midis palestinezëve dhe izraelitëve.

Aboul Gheit gjithashtu ka thënë se lëvizja për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit bie në kundërshtim me logjikën e një zgjidhjeje paqësore dhe një zgjidhje mes dy shtetesh.