Njerëzit mendojnë se veshja e gruas së Joe Biden është një kundër-përgjigje për Melania Trump

Deri tani, dihet se zonja e parë, Jill Biden, është një adhuruese e zgjedhjeve domethënëse kur bëhet fjalë për veshjet.

Më 10 qershor, gjatë një takimi me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe gruan e tij, Carrie Johnson, Biden veshi një xhaketë me mbishkrimin “Love”, në anën e pasme.

Xhaketa, të cilën ajo e kombinoi me një fustan me pika, po u kujton njerëzve veshjen më famëkeqe të ish-zonjës së parë, Melania Trump.

Njerëzit mendojnë se veshja e gruas së Joe Biden është

Në qershor të 2018-ës, Trump veshi një xhaketë që shkruante: “I really don’t care, do you? (Mua as nuk më bëhet fare vonë, po ty?) – Për ta bërë situatën të duket edhe më keq, Melania e përdori këtë veshje në një udhëtim të papritur në Teksas, gjatë një vizite në objektet që po strehonin fëmijë emigrantë të ndaluar.

Njerëzit mendojnë se veshja e gruas së Joe Biden është

Tani, njerëzit mendojnë se xhaketa “Love” (Dashuri) e Jil Biden është një lloj kundër-përgjigjeje për këtë. Edhe nëse nuk është, të gjithë po bëjnë krahasimet!

Nje reporter i Shtëpisë së Bardhë tha për Bloomberg se çfarë simbolizonte xhaketa:

“Unë mendoj se ne po sjellim dashuri për Amerikën dhe nga Amerika. Mendoj se kjo është një konference globale dhe po përpiqemi të sjellim unitetin në gjithë botën. Mesazhi i Jill ishte i zhurmshëm dhe i qartë.”

Njerëzit mendojnë se veshja e gruas së Joe Biden është

/anabelmagazine/