Mosha e 32 viktimave të sotme nga COVID-19

Kosova ka përjetuar edhe një ditë të rëndë si pasojë e pandemisë COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, betejën me virusin e kanë humbur 32 persona, shkruan Mediafokus.info.

Viktima më e re në moshë është një mashkull nga Podujeva, i grup moshës 20-29 vjeç.

2 viktima janë të moshës 30-39 vjeç, 3 të moshës 50-59, 9 të moshës 60-69, 9 të moshës 70-79, ndërsa 8 i përkasin grup moshës 80+.

Numri më i madh i të vdekurve në 24 orët e fundit u regjistrua në qytetin e Pejës.