Mosvotimi i pakos për rimëkëmbje, goditje e rëndë për ekonominë e vendit
Izmi Zeka
Pakoja për rimëkëmbjen ekonomike edhe sot nuk kaloi. Thënë të drejtën pa hy shumë në analizë të thellë të kësaj pako është për keqardhje për qeverisjen në Kosovë por edhe për të tjerët që nuk gjejnë zgjidhje për të kaluar në parlament.
Se deri ku kemi arritur e shpjegon edhe ky fakt kur pandemia ka rrëzuar pothuajse për toke një pjesë të mirë të ekonomisë së Kosovës e deputetët sillen sikur kemi të bëjmë më gjendje normale në Kosovë.
Qeveria e Kosovës që po shihet që nuk ka kapacitet të bollshme ama kjo nuk e arsyeton opozitën që të shtyjë përpara këtë projektligj që pavarësisht defekteve lidhet me interesin e vetë jetës së qytetarëve.
Shtyrjet në kohë pandemie nga cilido qoftë janë nonsens dhe kulturë e egër demokratike që nuk përkon me demokracitë dhe vendet e zhvilluara.
Shikoni vendet tjera si kanë ecur me ndihmesë që u kanë bërë ekonomive dhe bizneseve të tyre. A ne ende shtyhemi për gjashtë muaj se cili do ta mund tjetrin e qytetarët e shkretë presin nga të zgjedhurit e tyre dhe qeveria që të ndërmarr hapa konkret në ndihmesë të tyre për të mos u përshkallëzuar edhe më shumë ekonomia e vendit.
Gjuha e përbashkët në interes të shoqërisë së Kosovës është interes edhe i vet subjekteve në parlament. Mos votimi tregon papjekuri politike dhe dëmton rëndë ekonominë e vendit edhe ashtu të dëmtuar.