Moti: Borë, erë dhe temperatura të ulëta

Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të jetë ftohtë, me erë e reshje bore kohëpaskohe. 

Trashësia e borës mund të jetë 5cm nga rrafshi i Kosovës, e edhe mbi 10cm në vise kodrinore.

Të mërkurën do të mbajë mot shumë i ftohtë ku priten edhe kthjellime. Nga e enjta mbrëma dhe të premten sërish reshje shiu, me rritje të temperaturës.

Indeksi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm nga dita e mërkurë, kur pritet mot shumë i ftohtë dhe qetësim i erërave, ndotësit mbeten të përqëndruar në sipërfaqe, e cilësia e ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

7.12 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë.  Kohëpaskohe priten reshje bore, e në vise më të ulëta, ditën përzien edhe me shi.

8.12 – Shumë ftohtë, me ngricë në mëngjes.  Kryesisht kthjellët.

9.12 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

10.12 – Kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes.  Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.