Moti: Diell e vranësira, temperatura – 28 gradë
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale të cilat edhe mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht orëve të vonshme të pasdites.
Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 28 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm pritet edhe ditëve të ardhshme. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe prapë priten mbi 30 gradë Celsius. Nga e marta parashihet të ketë shpeshtim të rrebesheve të shiut me vetëtima dhe bubullimë./meteo/