Moti: Fundjava e ftohtë, nga e mërkura rriten temperaturat
Mot shumë i ftohtë e me ngrica do të mbajë edhe gjatë fundjavës. Javën e ardhshme, temperaturat do të shënojnë rritje.
12.03 – Ngrica në mëngjes. Kryesisht me kthjellime, ditën ftohtë, e pjesërisht vranët.
13.03 – Kryesisht me diell, ditën edhe vranësira kalimtare. Në mëngjes ngrica.
14.03 – Kthjellët dhe me diell. Ngrica orëve të mëngjesit.
15.03 – Kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.
16.03 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat do të jenë mjaft të ulëta në fundjavë, kurse nga e hëna në rritje. Minimalet zbresin deri në -8C e -9C, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 5C të dielën, e të martën e mërkurën në 11C e 13C.

