Moti: Fundjava nis me shi dhe vazhdon me borë

Mot më i butë parashihet të mbajë ditëve të fundjavës, ndonëse me reshje shiu, mbrëmjen e së shtunës dhe të dielen.

Të hënën, temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, derisa reshjet e shiut deri në mbrëmje shndërrohen edhe në borë.

10.12 – Kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me riga lokale shiu. Në mbrëmje reshje më të vazhdueshme shiu.

11.12 – Kryesisht me vranësira. Pasdite priten edhe rrebeshe shiu, aty këtu të shoqëruara me ndonjë bubullimë.

12.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje shiu, që me rënie të temperaturës deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.

13.12 – Ngrica në mëngjes. Ditën më shumë diell.

14.12 – Reshje bore priten herët në mëngjes duke u përzier me shi.  Ditën kryesisht me vranësira.

Temperaturat të larta në fundjavë, deri 13C e 14C maksimalet, e në fillim të javës zbresin në 2C e 3C. Minimalet të martën zbresin edhe deri në -4C.

Në fundjavë era frynë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-11m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në verilindore, ku frynë me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale në fundjavë.