Moti: Fundjava vjen me rrebeshe shiu

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës ka mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima. Të dielën pritet të ketë rënie të lehtë të temperaturave.

Ditën e shtunë orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe rrebeshe të shkurta me bubullima, derisa ditën e diel mund të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, por kryesisht orëve të pasdites. Ditën e diel në aspektin termik, edhe nuk do të jetë mot shumë i ngrohtë.

Nga dita e hënë kryesisht me kthjellime e diell.

15.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

16.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.  Pasdite përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima.

17.07 – Jo edhe shumë ngrohtë, me vransira e intervale me diell.  Vende-vende mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

18.07 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat shënojnë rritje. Minimalet nga 10C deri në 17C, e maksimalet deri në 32C e 33C ditën e premte dhe të shtunë.

Nga dita e diel, sërish pësojnë një rënie të lehtë në 27C e 28C.