Kjo është simptoma kryesore e COVID-19

Simptoma kryesore që mund të jetë Covid është dhimbja e fytit, sipas të dhënave nga 17 mijë e 500 njerëz që thanë se kishin rezultuar pozitivë për virusin këtë javë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Më të zakonshmet tjera të raportuara ishin dhimbja e kokës, bllokimi i hundës dhe kolla.

Temperatura e lartë ose ethe dhe humbja e nuhatjes ose shijes – ato që NHS i rendit si simptoma të mundshme Covid – ishin shumë më pak të zakonshme.

Një zë i ngjirur, teshtitje, lodhje, dhimbje muskujsh dhe marramendje shënuan rezultate më të larta.

20 simptomat kryesore të Covid, në rend zbritës, sipas të dhënave nga studimi i Zoe App janë:

Dhimbje fyti – raportuar nga 58%

Dhimbje koke – 49%

Hundë e bllokuar – 40%

Rrjedhja e hundës – 40%

Kollë me gëlbazë – 37%

Zë i ngjirur – 35%