Moti: Fundjavë me borë e shi dhe temperatura më të ulëta

Prishtina Weather ka njoftuar se nga nesër, do të ketë rënie të temperaturave dhe mundësi për reshje bore.

Të premten do të ketë më shumë intervale me diell. Nga dita e shtunë sërish vransirat shtohen mbi rajon, derisa të dielen priten edhe të reshura shiu, që me rënie të temperatuës shndërrohen në reshje të dobëta bore, të cilat vazhdojnë edhe të hënën në mëngjes.

24.11 – Reshje kalimtare shiu orëve të mëngjesit. Gjatë ditës vransirat shpërndahen, e do të ketë edhe intervale me diell.  Zonave malore priten edhe reshje bore.

25.11 – Vransira lokale dhe intervale më të gjata me diell.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

26.11 – Mjegull e ngrica në mëngjes.  Ditën kryesisht vranët, por pa të reshura.

27.11 – Kryesisht vranët e me reshje të dobëta shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen edhe në reshje bore.

28.11 – Reshjet e përziera të shiut e borës vazhdojnë të hënën në mëngjes, e gjatë ditës mbetet mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale zbresin edhe në vlera negative të shtunën në -1C, e ato maksimale fillimisht kapin vlera prej 8C e 9C, ndërsa të dielen zbresin në 3C e 4C.