Moti: Fundjavë me diell
Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.
“Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rolë pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme”, thuhet në njoftimin e IHK.
Gjithashtu edhe kushtet agrometeorologjike parashihen të jenë të favorshme, sidomos për bujqit që kanë filluar procesin e mbjelljes së kulturave vjeshtore.

