Moti: I vranët, me rrebeshe e bubullima

“Prishtina Weather” për sot parashikon mot me vranësira dhe pasdite zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Mot jostabil parashikohet edhe për ditën e nesërme.

Datat:

31.08 – Mbetet mot jostabil, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që orëve të pasdites edhe mund të shoqërohen me bubullima.

1.09 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu.

2.09 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Temperaturat në rënie, minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C, ndërsa maksimalet zbresin nga 27C, të hënën, deri në 24C ditën e mërkurë.