4 gjërat që na acarojnë më shumë kur jemi të ftuar në një dasmë

E dimë se nuk është momenti më i mirë për dasma, por të paktën jemi të lirë të bëjmë plane për të ardhmen e afërt. Të gjithë e dimë se qëllimi final i një dasme është kënaqësia e çiftit të sapomartuar dhe e gjithë të ftuarëve.

Imagjinoni tani, njerëz që rrinë me fytyra të ngrysura dhe hijerëndë në ditën më të bukur tënde. Askush s’do donte t’i shihte, prandaj nëse po planifikoni një dasmë, kini parasysh çfarë acaron më shumë të ftuarit.

Ceremonia e gjatë

Sado bukur të jetë konceptuar ceremonia martesore, vjen një moment që të gjithë lodhen. Sa më e gjatë të jetë, aq më e bezdisshme bëhet për të ftuarit. Kohëzgjatja ideale e një ceremonie do të ishte 20-30 minuta.

Problemet me banketin

Dihet tashmë që njerëzit argëtohen më shumë kur ka ushqim dhe pije të mira. Është e kotë të mohoni faktin që kjo është një nga pjesët që i tërheq më tepër të ftuarit tuaj dhe nëse shërbimi nuk është korrekt atëherë do të shihni shumë fytyra të acaruara mes të afërmve tuaj.

Koordinimi

Nëse do bëni një ceremoni në kishë dhe më pas keni organizuar një mbrëmje, do të ishte mirë që këto dy evente të bëheshin njëra pas tjetrës. Njerëzit nuk kanë dëshirë të vijnë paradite të rregulluar për ceremoninë dhe më pas të presin gjithë ditën për të ardhur mbrëmja për të festuar.

Muzika e keqe

Askush më mirë se ju nuk i di preferencat e të afërmve dhe shoqërisë që keni. Kështu që mos u mundoni t’i impresiononi me një grup instrumentistësh nëse ata pëlqejnë muzikën komerciale dhe e anasjellta./anabel/