Vlora Çitaku shpërndan postimin e Albin Kurtit

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka shpërndarë një postim të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Kurti shkroi se shpreson në thellim të bashkëpunimit të politikave me shtetin e Izraelit.

“E mirëpresim lajmin e mirë të zyrtarizimit të lidhjeve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit. Shpresojmë të punojmë së bashku në thellimin e bashkëpunimit tonë politik, ekonomik dhe kulturor”, ka shkruar ai.

Këtë deklaratë e ka shpërndarë edhe Çitaku në llogarinë e saj personale.