Kaq doza të vaksinës mbërrijnë në Shqipëri

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Shqipëri mbërritën mbrëmjen e sotme 1170 dozat e para nga kompania Pfizer, sipas kontratës së nënshkruar me qeverinë.

Kryeministri Rama deklaroi se ata që kanë marrë dozën e parë do të mund të marrin edhe dozën e dytë, ndërkohë që brenda muajit pritet të vinë edhe 41 mijë dozat e tjera nga kjo kompani.

Për shkak të kushteve të rrepta të kontratës me kompaninë, shefi i qeverisë tha se nuk do të mund të përmbushin premtimin për t’i dhënë doza vaksine Kosovës, por do të ftohen 50 personel mjekësor nga spitali Covid i Prishtinës për t’u vaksinuar në Shqipëri.