Moti: Javë me vranësira e kthjellime, nuk do të mungojë as dielli
Të hënën do të vazhdojë të mbajë mot i butë, me vransira e mundësi për riga lokale shiu. Të martën do të jetë më ftohtë, me rënie të temperaturave, parashikon “Prishtina Weather”.
Nga e mërkura parashihet mot i qëndrueshëm, të enjten do të ketë më shumë kthjellime, kurse e premtja do të jetë kryesisht me diell.
Datat:
8.11 – Kryesisht me vransira. Në ultësira orëve të mëngjesit mundësi për mjegull. Ditën priten edhe riga lokale shiu.
9.11 – Më ftohtë e kryesisht me vransira. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu.
10.11 – Kryesisht me vransira e ditën edhe intervale me diell.
11.11 – Paradite kryesisht me vransira. Ditën vransirat shpërndahen e do të ketë edhe intervale më të gjata me diell.
12.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes mund të ketë edhe ngricë, e ultësirave mundësi për mjegull.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e por të mërkurën zbresin në 3C, e të premten edhe afër 0C. Maksimalet të martën zbresin në 10C nga 17C ditën e hënë, e më pas luhaten ndërmjet 11C e 13C.
Dy ditëve të para do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-13m/s, e më pas nga lindja 3-8m/s.
Shtypja atmosferike nga dita e hënën shënon rritje mjaft të shpejt në vlerat lartë mbi normale.

