Telkos net ofron wi-fi falas për qytetarët e Gjilanit

Një mbështetje e veçantë për qytetarët e Gjilanit vie përgjatë këtyre ditëve nga platforma digjitale “Telkos net” e cila ofron falas wifi në gjithë qytetin dhe nëpër fshatra të thella të kësaj komune.

Kompania “Telkos net”, e njohur deri më tani si “Orange net” po e lanson platformën e quajtur free zone në Komunën e Gjilanit.

Kjo nismë e tyre mbështetet në domosdoshmërinë e fushatës “#rriNshpi”, si nevojë e mbështetjes qytetare në mbulimin me internet falas në zonën urbane dhe rurale të Komunës së Gjilanit.

Kjo platformë free wifi, me mbulim në tërë territorin e Komunës së Gjilanit, po ndodhë përherë të parë në Kosovë.

Kjo kompani po vendos parakushtin kryesor të qytetarëve për mirëinformim në qasje me internet, si nevojë themelore, për të qenë brenda në shtëpi./mediafokus.info