Këto janë pakot shëndetësore, bujqësore e sociale të Gjilanit
Komuna e Gjilanit ka publikuar në faqen e saj zyrtare pakot shëndetësore, bujqësore e sociale, të cilat janë realizuar brenda 30 ditëve gjatë përballjes më pandeminë Covid-19, sikurse edhe për ato që janë në realizim e sipër, shkruan Mediafokus.info.
Sa i përket mbështetjes për familjet në nevojë, Komuna ka siguruar 3200 pako, ndërkaq ka shpërndarë 1400 prej tyre.
Kjo është vlerësuar si mbështëtje tejet e madhe për përballimin e situatës së pandemisë, dedikuar familjeve me gjendje të rëndë sociale.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Komuna i është bërë krahë këtyre familjeve, derisa ka theksuar se kjo po bëhet me mbështetjen e madhe edhe të donatorëve, shkruan Mediafokus.info.
Kjo komunë, po ashtu, ka siguruar 3200 pako higjienike, ka furnizuar me pajisje mbrojtëse të gjitha institucionet locale dhe regjionale, ka dezinfektuar të gjitha objektet publike dhe disa banesa, derisa ka pastruar e deniznfetuar të gjitha rrugët urbane dhe nër-urbane.
Po ashtu, brenda një muaji janë realizuar mbi 6 mijë kontrolla e vizita shëndetësore, ndërkohë që po bëhet gati për mbështetjen e fermerëve të Gjilanit./Mediafokus.info/
Ja pakot e publikuara nga Komuna, në profilin zyrtar të saj: