Moti me diell dhe vranësira, priten edhe riga shiu të përcjellura me rrufe

Moti sot pritet të mbajë me diell dhe vranësira, parashihen edhe riga shiu të përcjella me rrufe.

“Në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.