Moti: Me diell, mund të ketë edhe erëra të fuqishme në Dukagjin e Drenicë
Temperaturat maksimale shkojnë deri në 17C e 19C, njofton Prishtina Weather.
Nga dita e premtë e përgjatë kësaj fundjave po parashihet mot pothuajse veror.
Kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë. Herë herë kalojnë vransira, por kryesisht shtresore të larta.
Maksimalja shkonë deri në 23C e 24C në fundjavë, e ditën e hënë edhe deri në 25C, apo edhe 26C lokalisht.
