Moti: Me vranësira dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me diell.

Vende-vende mund të ketë riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë, ndërkaq maksimalet ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë.