Moti: Në fundjavë rikthehet bora në Kosovë
Deri të premten do të mbajë mot i ngrohtë e me diell. Fundjava vjen me të reshura shiu e bore në viset malore, parashikon “Prishtina Weather.
Datat:
14.04 – Kthjellët dhe me diell, më ngrohtë.
15.04 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.
16.04 – Vransirat shtohen, e pasdite dhe mbrëmje me mundësi edhe për riga lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore.
17.04 – Kryesisht vranët e më ftohtë. Kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, e vetëm në vise malore borë.
18.04 – Ftohtë e kryesisht me vransira. Më vonë pasdite përreth zonave malore mundësi për reshje të dobëta bore.
Temperaturat në rritje deri ditën e premtë, më pas në fundjavë në rënie.
Minimalet me rritje deri në 5C e 7C, e të hënën zbresin sërish në 2C.
Maksimalet nga 23C e 25C sa priten ditën e premte, zbresin në 7C e 6C ditën e diel dhe të hënë.
Nga fundjava era frynë edhe mesatarisht e fuqishme nga veriu e verilindja 5-14m/s.
Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale deri ditën e diel.


 
 
						 
						