Moti: Nga e enjtja pritet shi

Moti gjatë këtyre ditëve do të jetë me diell dhe vranësira të çrregullta. Nga dita e enjte dhe tutje pritet shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin,  në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s.