Lutfi Haziri: Kosova nuk i ka ndaluar zgjedhjet serbe, i ka kushtëzuar

Albin Kurti nuk ndaloi mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, thotë Lutfi Haziri.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se Kosova vetëm kushtëzoi mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Qeveria nuk e ka ndalu mbajtjen e zgjedhjeve më 3 prill në Kosovë, Qeveria e ka kushtëzuar mbajtjen e zgjedhjeve dhe ky është dallim i madh”, ka thënë Haziri në emisionin “Kallxo Përnime”.

“Kushtëzimi është me letërshkëmbim, kryeministri jonë i ka thënë QUINT-it që ne kërkojmë në mungesë të një marrëveshjeje të arritur, letërshkëmbim për çështjen e zgjedhjeve të 3 prillit dhe kjo nënkupton një risi në proces.

Letërshkëmbimi është risi që mund t’i thyejë parimet”, është shprehur Haziri.

Vendet e Quint’it kritikuan ashpër Kosovën për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe të 3 prillit.